Astrit Kabashi fiton çmimin “Bekim Fehmiu” për aktorin më të mirë në Beograd
27 November, 2026 - 20:28 Aktori kosovar Astrit Kabashi është vlerësuar me çmimin “Bekim Fehmiu” për interpretimin më të mirë në edicionin e 32-të të Festivalit të Filmit Autorial në Beograd. Çmimi i është ndarë për rolin në filmin “Shame and Money”, të regjisorit kosovar Visar Morina. Ky vlerësim shënon edhe ndarjen e parë të çmimit të themeluar këtë vit në nderim të aktorit Bekim Fehmiu. Vendimin për laureatin e ka marrë aktori Uliks Fehmiu, djali i tij. Filmi “Shame and Money” ishte pjesë e programit “Jugosfera”, një kategori e re e festivalit, në të cilën prezantohen produksione filmike nga shtetet e dala pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Krahas filmit të Morinës, në garë ishin edhe dhjetë produksione të tjera, shtatë filma të metrazhit të gjatë...
Burimi:
kultplus.com