Putin “zbutet”? Rusia gati të pranojë paqen me Ukrainën, zbulon datën e negociatave

Putin “zbutet”? Rusia gati të pranojë paqen me Ukrainën, zbulon datën e negociatave

Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina pritet të ulen në tryezën e negociatave në gjysmën e parë të nëntorit në Abu Dhabi, në një përpjekje për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje dhe garancitë e sigurisë pas përfundimit të luftës. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi këtë të premte se bisedimet janë planifikuar të zhvillohen në një format trepalësh, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit. Megjithatë, Kremlini nuk e ka përjashtuar mundësinë që në negociata të përfshihen edhe vendet evropiane, duke lënë të hapur perspektivën e zgjerimit të tryezës së diskutimeve. “Asgjë nuk mund të përjashtohet paraprakisht. Megjithatë, këto negociata për të cilat po flasim, të planifikuara për gjysmën e parë...