Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në forumin e Valdait se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë vend, duke thënë se Moska nuk do e bëjë këtë as në vitin 2029, as më 2030 dhe as më 2050. Sipas tij, deklaratat e disa politikanëve evropianë për përgatitjen e një lufte me Rusinë, së bashku me stërvitjet ushtarake në Detin Baltik dhe përpjekjet për ndalimin e anijeve ruse, përbëjnë një përshkallëzim të situatës. Putin paralajmëroi se Moska është e gatshme të përgjigjet me çdo mjet, nëse e konsideron të nevojshme. Gjatë fjalimit, Putin përsëriti qëndrimin e Kremlinit se Rusia nuk e ka nisur luftën në Ukrainë. Ai tha se Moska u detyrua të përdorte forcën pas zhvillimeve në Ukrainë që nga viti 2014. Putin akuzoi gjithashtu...
Burimi:
javanews.al