Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Putin refuzon bisedimet me Zelenskyn: Kërkojnë paqe, por godasin civilët
👁10298
Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë çdo mundësi për bisedime me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e cilësuar të papranueshme idenë e një samiti apo armëpushimi të përkohshëm, në kushtet ku, sipas tij, Ukraina po ndërmerr sulme të drejtpërdrejta kundër civilëve dhe infrastrukturës në territorin rus. Në një mbledhje qeveritare, Putin i quajti “paradoksale” kërkesat e Kievit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve për 30 apo 60 ditë. “Si mund të zhvillohen bisedime nën këto kushte? Çfarë do të diskutojmë me dikë që kërkon paqe, por organizon sulme terroriste?”, tha ai. Sipas presidentit rus, çdo pauzë në konflikt do...