Putin propozon samit trepalësh me Trump dhe Xi Jinping për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin kinez, Xi Jinping, për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit, sipas një raportimi të gazetës The Wall Street Journal. Sipas raportit, Putin e ka paraqitur propozimin gjatë një telefonate me Trump më 9 tetor, duke synuar zhvillimin e bisedimeve që do të merrnin parasysh interesat e Moskës. Takimi i mundshëm mund të zhvillohet në kuadër të samitit të ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i planifikuar për datat 18 dhe 19 nëntor në Shenzhen të Kinës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se po zhvillohen diskutime për mundësinë e një takimi të tillë, por theksoi se ende nuk ka një marrëveshje...
Burimi:
javanews.al