Putin nuk shkon n​​ë Stamboll për bisedimet mbi fundin e luftës në Ukrainë

Putin nuk shkon n​​ë Stamboll për bisedimet mbi fundin e luftës në Ukrainë

Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton për në Stamboll për bisedimet direkte me Ukrainën. Emri i presidentit rus Vladimir Putin nuk është në listën e publikuar. Sipas listës së publikuar delegacioni rus do të drejtohet nga këshilltari i presidentit Vladimir Medinski. Medinski, i cili ka qenë edhe ministër i Kulturës konsiderohet si peshë e lehtë politike dhe ai qysh në vitin 2022 ka qenë pjesëmarrës në bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë. Atëherë bisedimet u mbyllën – gjithashtu në Turqi – pa rezultat. Në delegacion, sipas zyrës presidenciale, do të jenë edhe zëvendësministri...
Burimi: Syri.net