Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Putin luajti me Trumpin, sanksione sa më shpejt”, Zelensky intervistë për New York Post: Presidenti rus nuk e do fundin e luftës
Presidenti rus Vladimir Putin “nuk është gati për kompromise” për t’i dhënë fund luftës së tij brutale, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për New York Post në një intervistë ekskluzive të mërkurën. Ai shtoi se Presidenti Trump ka fuqinë ta gjunjëzojë atë duke përshpejtuar sanksionet e ashpra që mund të shkaktojnë një “shpërthim social” në Rusi. “Ai duhet ta ndiejë këtë”, tha Zelensky. Udhëheqësi tha se ishte “shumë mirënjohës” që Trump mbështet sanksionet, duke iu referuar njoftimit të presidentit të hënën se do të vendoste tarifa 100% për vendet që blejnë naftë ruse nëse Moska nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje. Volodymyr Zelensky...