Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?!)
Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Vizita e fundit në Moskë e të dërguarit të Trump-it, Steve Witkoff, duket se ka përshpejtuar ndjeshëm këtë proces. Pas deklaratës optimiste të Trump-it për suksesin e misionit dhe gatishmërinë për t’u takuar me Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët në vijim, Kremlini ka konfirmuar se një takim mes Putinit dhe Trump është në agjendë, edhe pse një datë ende nuk është caktuar. Moska shprehu kënaqësi për bisedën tre-orëshe midis Putinit dhe Witkoff-it, të cilën e cilësoi si “konstruktive dhe konkrete”, duke shtuar se është arritur një marrëveshje parimore për një takim...