Puthja e parë në historinë e artit, kryevepra e Giottos në Kishën ‘Skrovenji’

Puthja e parë në historinë e artit, kryevepra e Giottos në Kishën ‘Skrovenji’

Në vitin 1305, Giotto di Bondone realizoi një afresk që përshkruan puthjen e parë në historinë e artit, një skenë intime dhe plot ndjenjë midis Joakimit dhe Anës, prindërve të Virgjëreshës Mari, që përqafohen te Porta e Artë në Jerusalem. Kjo vepër është pjesë e ciklit monumental të afreskëve që zbukurojnë muret e Kishës “Skrovenji” në Padovë (Cappella degli Scrovegni), dhe që konsiderohet si kryevepra më e madhe e Giottos. Afreskët e Giottos në këtë kishë, të cilët paraqesin skena nga jeta e Virgjëreshës Mari dhe e Krishtit, janë ndër më të ruajturit dhe më të admiruarit në historinë e...