Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pushuesit po i kthejnë shpinën/ Santorini përballet me krizë turistike, çfarë po ndodh?
Aktiviteti sizmik në fillim të këtij viti ka ndikuar dukshëm në turizmin e ishullit Santorini, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme të vizitorëve ndërkombëtarë gjatë sezonit veror. Një destinacion tradicionalisht i mbushur me turistë gjatë verës, Santorini po përjeton këtë vit rrugë dhe rrugica të boshatisura, çka krijon një atmosferë të pazakontë për këtë perlë të Egjeut. Pasiguria nga tërmetet që goditën zonën në muajt e parë të vitit ka shtyrë turistët drejt destinacioneve më të sigurta, duke sjellë një ulje prej 26% në vendet e disponueshme për fluturime drejt ishullit që nga fillimi i vitit. Ndërkohë, sipas Yannis Paraschis,...