Pushtimi i Gazës, Trump: Varet nga Izraeli, SHBA po përpiqet t’i sigurojë njerëzve ushqim

Pushtimi i Gazës, Trump: Varet nga Izraeli, SHBA po përpiqet t’i sigurojë njerëzve ushqim

Pasi dolën raportime se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po vendoste për pushtimin e plotë të Gazës, Donald Trump u pyet se çfarë qëndrimi kishte, por ai refuzoi të jepte një përgjigje. I pyetur nëse do të mbështeste një “pushtim të plotë” të Gazës, presidenti amerikan tha: “E di që jemi atje tani duke u përpjekur t’u sigurojmë njerëzve ushqim”. “Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të them me siguri. Kjo do të varet kryesisht nga Izraeli.”, shtoi ai, shkruan Sky News. Trump deklaroi se Izraeli dhe shtetet arabe do të ndihmonin me shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës në Gaza dhe do të ofronin ndihmë financiare, por nuk dha detaje. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën aludoi për një ofensivë më të gjerë ushtarake në...