Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Pushtimi i Gazës, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për të diskutuar planet ushtarake
Benjamin Netanyahu po mban një takim të mbyllur sigurie për të diskutuar planet ushtarake për Gazën , sipas Kanalit 12 izraelit . Në takim marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Israel Katz , Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Eyal Zamir dhe Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer. Takimi zhvillohet pas mbledhjes së djeshme të kabinetit , gjatë së cilës Netanyahu u njoftoi ministrave se synon të kërkojë miratimin e tij për ripushtimin e plotë të Rripit të Gazës, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të ushtrisë.