Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pushohet hetimi i kryebashkiakut, Miftar Dauti nuk kishte deklaruar dënimin gjatë diktaturës komuniste
SPAK pushoi hetimet ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, i cili ishte denoncuar nga dy kallëzues anonimë se nuk kishte shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës. Në aktet e dorëzuara Gjykatës së Posaçme, të cilat TCH i disponon, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ndan të njëjtin qëndrim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që gjatë vjeshtës 2024 refuzoi t’i heqë mandatin funksionarit të Bashkisë Has. Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në...