Punëtori ra nga lartësia në aeroportin e Vlorës, policia arreston administratorin

Punëtori ra nga lartësia në aeroportin e Vlorës, policia arreston administratorin

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë paraditen e kësaj të diele 45-vjeçarin D.N, administrator i firmës së ndërtimit, ku humbi jetën aksidentalisht në punë punëtori 38-vjeçar një ditë më parë. Sipas policisë administratori akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Nga ana tjetër uniformat kanë marrë në hetim dhe përgjegjësin e punimeve 41-vjeçarin U.S i cili dyshohet se ka shkelur detyrimet ligjore, që kanë qenë dhe shkaku i humbjes nga jeta të 38-vjeçarit. “Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi...
Burimi: Javanews.al