Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
👁10596
Bie nga pallati në ndërtim, vdes punëtori i huaj në Tiranë. Inxhinieri i firmës së ndërtimit, pas ngjarjes së ndodhur është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës. Gjithashtu janë shpallur në kërkim administratori i firmës dhe drejtuesi teknik. Sipas njoftimit të policisë, ata dyshohen për “shkelje e rregullave të mbrotjes në punë”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik,...