Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Punëtori humbi jetën në kantier/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq funksionarë të IMT dhe ndërtuesin
👁2904
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre shtetas për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shpërdorim të tokës, ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës. Këto vepra penale janë parashikuar në nenet 289, 199, 199/a dhe 248 të Kodit Penal. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, dhe lidhen me një ngjarje tragjike që ndodhi më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrativë Strum, Bashkia Roskovec. Shtetasi S.B. humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, teksa punonte në një...