Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Punëtori bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
👁10383
Një punëtor ndërtimi, rreth 62-vjeç ka humbutr jetën tragjikisht pasditen e kësaj të premteje në Golem. Nga informacionet paraprake mësohet se ai ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke punuar në ndërtim. Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit nga dëmtimet e shumta dhe hemorragjia. Për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.