Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Personi që shikoni në foto është 58-vjeçarja Lumturie Patushit, e cila u vra me thikë në gjoks mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Panorama”, pas një konflikti të çastit mes çiftit. Pas krimit, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por rreth dy orë më vonë është kapur dhe arrestuar nga blutë e Tiranës në zonën e Kamzës. Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen...