Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Publikohen notat/ Maturantët më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj, vetëm 29 nxënës u vlerësuan me notë maksimale
Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj. Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua...