Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja e saj nga aktori Orlando Bloom. Dyshja u pa duke darkuar në restorantin “Le Violon” në Montreal të hënën, gjatë turneut të Perry në Kanada. Në pamjet e siguruara nga TMZ, Perry dhe Trudeau duken të përfshirë në një bisedë të afërt, me buzëqeshje dhe gjeste miqësore, duke ndezur menjëherë spekulimet për një lidhje të re. Perry, 40 vjeçe, është aktualisht në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën private, por edhe për albumin e saj...