Publikohen datat e shfaqjes së muzikalit “Mbreti Luan”

Publikohen datat e shfaqjes së muzikalit “Mbreti Luan”

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF), Melsi Qirici, ka bërë publike datat e shfaqjeve të muzikalit “Mbreti Luan”, një produksion që pritet të sjellë në skenën e Teatrit të Kukullave një përvojë artistike dhe argëtuese për fëmijët dhe familjet. Sipas njoftimit, shfaqja “Mbreti Luan” do të zhvillohet më 14, 15, 21, 22, 28 dhe 29 nëntor, në dy orare: 10:30 dhe 18:00. I konceptuar si një përvojë imersive dhe unike, muzika, personazhet dhe bota e njohur e “Mbretit Luan” do t’i ftojnë fëmijët të bëhen pjesë e aventurës së savanës. Muzikali vjen si një tjetër aktivitet kulturor që synon të afrojë publikun e vogël me artin dhe magjinë e teatrit. Sipas Qiricit, kjo pritet të jetë ngjarja më e veçantë e këtij...