Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria regjistron procedim penal për zbulimin e të dhënave sekrete
👁3610
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për ‘Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete’, pas publikimit të videos së vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, pas një konflikti në Shkollën ‘Fan Noli', ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2024 në Tiranë. Pamjet u publikuan ditën e djeshme (10 qershor) nga gazetari Eraldo Harlicaj, ku tregohej momenti kur të miturit hyjnë në një rrugicë për tu “sqaruar”, te vendi, ku dhe ndodhi vrasja. Sipas Prokurorisë, pamjet e publikuara përputhen plotësisht me materialet filmike të administruara si prova në fashikullin hetimor, të cilat janë siguruar përmes kamerave të sigurisë që mbulojnë zonën ku ndodhi ngjarja. Prokuroria sqaron...