Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG-Inter, flet Lautaro: Na mungon vetëm një hap për ta bërë realitet ëndrrën e madhe
👁7130
Është vigjilja e finales në kampin e Interit, me zikaltërit që kanë mbërritur dje në mëngjes në Mynih, ku sot në mbrëmje do të zhvillohet sfida kundër PSG-së së Luis Enrique. Ndeshje që vlen një sezon të tërë, ajo që mund t’i dorëzojë Ligën e Kampionëve skuadrës së Inzaghit dhe t’i japë kapitenit Lautaro Martinez mundësinë të ngrejë “kupën me veshë të mëdhenj”, 15 vite pas triumfit të fundit të klubit zikaltër. Një ndeshje me mijëra kuptime, në të cilën sulmuesi argjentinas, i lënë pushim në ndeshjet e fundit të kampionatit për të qenë në formë të plotë për finalen...