Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin
Një iniciativë e ndërmarrë nga Belgjika për të ndaluar reklamimin e alkoolit ndaj të miturve dhe për të vendosur paralajmërime të detyrueshme shëndetësore mbi pasojat e konsumit ka nxitur përplasje diplomatike mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Projektligji belg kërkon të aplikojë etiketime me mesazhin se “alkooli është i dëmshëm për shëndetin”, një lëvizje kjo që ka ndeshur në kundërshtimin e fuqishëm të shteteve prodhuese të verës si Franca, Italia, Rumania dhe Sllovakia. Këto vende argumentojnë se masat e propozuara krijojnë barriera tregtare dhe fragmentojnë tregun e reklamimit në kontinent. Në qendër të debatit qëndrojnë edhe dallimet kulturore të konsumit mes rajonit të Mesdheut — ku alkooli shoqëron tradicionalisht ushqimin — dhe vendeve veriore apo baltike, të cilat aplikojnë politika më strikte shtetërore për frenimin...
Burimi:
javanews.al