Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore për Ilir Metën. Gazetarja e ftuar në një emision televiziv është shprehur se, në seancë ka patur debat dhe tension përreth 1 orë. “Ka patur tension gjatë seancës mes prokurorit dhe Metës. Prokurori ka pretenduar se një kartë krediti e Adrian Shatkut është përdorur edhe nga Meta dhe Kryemadhi. Meta mohon ta ketë patur këtë kartë dhe thotë se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka bërë bashkëshortja. Meta pretendon se nuk ka patur firmë në kontratat e lobimit. Në këtë aspekt ka patur një orë debat mes tyre në gjuhë juridike....
Burimi: Sot.com.al