Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia mesditën e 13 majit 2024, ngjarje për të cilën Prokuroria e Fierit shpalli sot pretencën dhe kërkoi burg përjetë për autorin, Azgan Mernica. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha sjell detaje nga dosja hetimore, një ndër to është edhe dëshmia okulare e Cenë Qelia, i cili gjatë hetimeve parapake ka deklaruar se si vrasësi Azgan Mernica kishte hyrë kundra-vajtje dhe se si qëlloi gjakftohtë oficerin e policisë. Ngjarja sipas dëshmitarit ndodhi në mesditë dhe ai pa gjithçka, pasi kishte qenë duke konsumuar një pije freskuese në...