Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi, vëmendja larg Ballkanit
Në një intervistë për gazetarin Xhevahir Qardaku në Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Moore theksoi se mungesa e një ambasadori të emëruar zyrtarisht është një luks që vendet e Ballkanit nuk mund ta përballojnë. “Sigurisht që është e rëndësishme që të keni një përfaqësues për të folur me presidentin, kryeministrin apo edhe me vetë popullin. Është një fatkeqësi që nuk ka një ambasador në vendet që përmendët,” u shpreh Moore. Megjithatë, ai theksoi se diplomatët aktualë, të ngarkuarit me punë, po mbajnë kontakte të rregullta me nivelet më të larta qeveritare. Por sipas tij, situata globale ka zhvendosur fokusin...