Pse PSG nuk ka zhvilluar asnjë miqësore: misioni i pamundur i Luis Enrique

Pse PSG nuk ka zhvilluar asnjë miqësore: misioni i pamundur i Luis Enrique

Në kalendarin e verës të PSG nuk ka asnjë miqësore. Gjithçka është ndalur më 13 korrik, ditën e finales së Botërorit për Klube të humbur kundër Chelsea-t dhe ekipi do të kthehet në fushë më 13 gusht për Superkupën e Europës kundër Tottenham, që do të zhvillohet në Udine. Në mes vetëm pushim, duke parë se përgatitjet e skuadrës së Luis Enrique kanë filluar më 6 gusht dhe do të zgjasë vetëm një javë. Është misioni i pamundur i trajnerit spanjoll që do ta përgatisë skuadrën për të luajtur për trofeun e parë të sezonit me vetëm shtatë ditë stërvitje në këmbë, ndryshe nga sa kanë bërë të gjitha skuadrat e tjera në Europë. Parisieenët nuk kanë zhvilluar miqësore dhe nuk do të zhvillojnë as...