“Pse po e vononi atë punë”, Skerdi Tase zbardh atentatin ndaj Aredin Beharit: Makinën dhe armët i siguroi Henrik Hoxhaj, i shkuam në lokal

“Pse po e vononi atë punë”, Skerdi Tase zbardh atentatin ndaj Aredin Beharit: Makinën dhe armët i siguroi Henrik Hoxhaj, i shkuam në lokal

Gjatë seancës së sotme për procesin “Plumbi i Artë” që po mbahet në GJKKO, ka dëshmuar për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Më herët në këtë proces kanë dëshmuar të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej. Tase është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra lidhur me atentatin e dështuar ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari në vitin 2017. Në dëshminë e tij Tase tha se makina dhe armët për këtë atentat u siguruan nga Henrik Hoxhaj, të cilin e kishte njohur përmes një shoku të përbashkët. Skerdi Tase: Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok...
Burimi: Vizionplus.tv