“Pse nuk më hape rrugën”, i riu me pistoletë kanos shoferin tjetër te kthesa e Kamzës në kryeqytet

“Pse nuk më hape rrugën”, i riu me pistoletë kanos shoferin tjetër te kthesa e Kamzës në kryeqytet

Të udhëtosh me automjet në rrugët e vendit, përveç trafikut dhe rrezikut të aksidenteve, duhet të përballesh edhe me shoferë të armatosur. I tillë është rasti i 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, i cili kryen parakalim të gabuar dhe i kërkon llogari drejtuesit tjetër pse nuk i hap rrugën. Siç duket në këto pamje, i riu tek kthesa e Kamzës ndalon automjetin e tij dhe me një pistoletë kërcënon shoferin pse nuk i hapi rrugën. Teksa del nga makina, sipas 32-vjeçarit që e denoncoi në polici, i riu e kanosi me armë dhe e ofendoi. Kjo situatë shkaktoi panik edhe tek drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj skene.Pas këtij episodi, policia shkoi në banesën e 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, ku gjeti pistoletën si...