“Pse më denoncove?“, Policia pas 3 ditësh shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

“Pse më denoncove?“, Policia pas 3 ditësh shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

Pronari i rrjetit të lokaleve, “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”. Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me...