Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë dështuar në të gjitha tratativat juridike me avokatët e tyre që të dalin nga qelitë ku janë futur me kërkesë të SPAK dhe me vendim të gjykatave të Posaçme. Deri para pak ditësh ishin akoma nën hetim dhe prokuroria kishte frikën e prishjes së provave apo intimidimeve të dëshmitarëve. Por tashmë dosjet e tyre janë dërguar në gjykatë për gjykim. Nuk ka se çfarë të prishin prova, asnjeri. Çfarë ka mbledhur SPAK-u ndodhet në tavolinën e gjykatës, e cila do të jap verdiktin e drejtësisë; me burg, me dënime të tjera me të lehta apo të pafajshëm. Ndaj do të ishte gjykim me i drejtë dhe korrekt nëse të dy tashmë lirohen dhe të shkojnë në sallën e gjyqit...