Pse Jul Çezari kaloi Rubikonin: Historia e ngjarjes, që u shndërrua në një nga shprehjet më të njohura në botë

Pse Jul Çezari kaloi Rubikonin: Historia e ngjarjes, që u shndërrua në një nga shprehjet më të njohura në botë

Më 10 janar të vitit 49 Para Krishtit, gjenerali romak Jul Çezari sfidoi një ultimatum të vendosur nga Senati. Nëse do ta kalonte ushtritë e tij përtej lumit Rubikon në veri të Italisë, Republika do të ishte në një gjendje lufte civile. Tërësisht i ndërgjegjshëm për natyrën e rëndësishme të vendimit të tij, Çezari e injoroi paralajmërimin dhe nisi të marshonte në jug drejt Romës. Nga ai moment dhe deri më sot, shprehja “të kalosh Rubikonin” apo “të kapërcesh Rubikonin” do të thotë të ndërmarrësh një veprim kaq vendimtar, saqë nuk mund të ketë kthim prapa. Lufta Civile që e pasoi atë vendim, shihet nga historianët si kulmi i pashmangshëm i një lëvizjeje që kishte filluar dekada më parë. Meqë gjenerali i famshëm (dhe ndikuesi...