Pse i harrojmë emrat e miqve tanë britanikë?

Pse i harrojmë emrat e miqve tanë britanikë?

Daut Dauti Si është e mundur që në Kosovë dhe Shqipëri të harrohen emrat e disa britanikëve që kane kontribuar për çështjen shqiptare? Pse në Kosovë nuk ka shesh, rrugë, rrugicë apo insitutucion me emrat siç janë: Aubrey Herbert, Kontesha Carnavon, Gjenerali Phillips, Robin Cook, Noel Malcolm, Reginald Hibbert … ? Kontributi i Herbertit në themelimin e shtetit shqiptar është aq i madh dhe i padiskutueshëm. Kontesha Carnavon, nëna e Herbertit, ka themeluar fshat në Shqipëri për refugjatët e Kosovës, ka ndërtuar spitale, biblioteka, kinema, fusha të tenisit etj., me paratë e saja. Ajo vendosi bazat e një kulture angleze në Shqipëri, e cila u shkatërrua nga komunizmi. Gjenerali Phillips, komandant i forcave ndërkombëtare në Shkodër gjatë viteve 1913-1914, ka qenë haptas mik i shqiptarëve....