Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë botën me hundë
Fëmijët duhet të edukohen më mirë për aromat, sepse nuhatja nuk është thjesht një shqisë dytësore, por një mënyrë për të kuptuar botën, kujtesën, ushqimin, rrezikun dhe madje edhe veten. Këtë argument ngre historiani i aromave, Dr. Will Tullett, nga Universiteti i York-ut, sipas të cilit shkollat duhet t’i mësojnë fëmijët të “angazhojnë hundën” po aq natyrshëm sa mësojnë të shohin, të lexojnë apo të përshkruajnë ngjyrat. Sipas tij, ndotja mund të dëmtojë aftësinë tonë për të nuhatur, ndërsa jeta moderne po e ndryshon në mënyrë artificiale marrëdhënien me aromat. Shumë gjëra rreth nesh, nga margarina te brendësia e makinave, madje edhe shtëpitë tona, janë zhveshur nga aroma e tyre natyrale dhe janë “riparfumosur” me aroma sintetike. Pyetja, thotë Tullett, është se çfarë i bën...
Burimi:
vizionplus.tv