Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pse e japim pa menduar numrin e kartës së identitetit, por kompleksohemi të themi sa para kemi borxh
Ka një kontradiktë të çuditshme, mes shumë të tjerave, në përditshmërinë tonë: sa herë që na kërkohet numri i kartës së identitetit, e japim pa u menduar gjatë, në një formular online, te sporteli i ndonjë institucioni, apo edhe me mesazh në WhatsApp. Ndërkohë, kur vjen puna për shembull për të thënë sa para kemi borxh, apo çfarë kredie kemi në bankë – qofshin edhe 10 mijë lekë – kompleksohemi, shmangemi dhe ndryshojmë bisedë. Ky kontrast nuk është thjesht çështje morali personal. Është një tregues i fortë se ne nuk e kemi të qartë çfarë janë të dhënat personale dhe...