Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pse ç’a më di ti mua? Pse më preke me dorë”, u përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve në Mirditë, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona
Kol Ndoji, 59 vjeç, nga Rrësheni, ka denoncuar ditën e sotme pritën dhe dhunimin që i është bërë nga dy persona. Në kallëzimin e tij ai deklaron se rreth orës 09.00, “sapo kisha blerë ushqimet tek një lokal te tregu i qytetit të Rrëshenit i cili ndodhet afër lokalit të shtetasit Tonin Topollajt, erdhën dy shtetas, njërin e njoh ka mbiemrin Prenga, emrin nuk ia di, ndërsa tjetrin nuk e njoh. Shtetasi me mbiemrin Prenga është nga fshati Mashtrekor njësia administrative Orosh bashkia Mirditë. Dua të them se më datë 15.04.2025, në fshatin Arrëz gjatë protestës së zhvilluar kundër Heceve...