Burimi:
Top-Channel.tv

PSD e PD, kundër PS në Shkodër/ Dy partitë i dalin kundër bashkisë për menaxhimin e plazheve publike
👁10140
Bojkot dhe kundërshtim nga socialdemokratët për herë të parë, prodhoi mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Pasi miratuan 5 pikat e para të rendit të ditës, që kishin lidhje me ndihmën ekonomike për banorët, qiranë e banesave sociale dhe strehimin emergjent të disa familjeve të cilave u janë djegur shtëpitë, këshilltarët e Partisë Social Demokrate e bojkotuan mbledhjen, me arsyetimin se miratimi i pikave të tjera është i paligjshëm, pasi jemi në periudhë fushate elektorale. Edhe për demokratët, marrja e këtyre vendimeve në këtë periudhë është antiligjore. “Ne nuk e shohim vetën si patericë. Nuk mund të bëhemi...