Burimi:
Sot.com.al

‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë
👁10975
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se synimi i PS-së në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës është arritja e 21 mandateve. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se në zgjedhjet e mëparshme partia ka qëndruar në kufirin mes 18 dhe 19 mandateve, por këtë herë objektivi është më ambicioz. “Jemi në prag të çeljes së fushatës. Fushata kërkon punë dhe përgjegjësi. Edhe kur kam qenë në listat e mbyllura, kam punuar për të maksimizuar rezultatin. Rëndësi ka që PS të fitojë dhe rezultati të jetë domethënës,” u shpreh Felaj, e cila është në garë për mandatin...