Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!
Partia Socialiste i ka drejtuar shkresë zyrtare Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, lidhur me procesin e rinumërimit për qarkun Tiranë. Përmes një shkrese zyrtare, PS ka kërkuar respektimin e kuadrit normativ rregullator dhe të praktikës të zbatuar deri më tani gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave. Shkresa: Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dallese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme...