PS mbyll fushatën më 9 maj, në të njëjtën orë me PD

PS mbyll fushatën më 9 maj, në të njëjtën orë me PD

Partia Socialiste do të mbyllë fushatën të premten më 9 maj, në orën 19:00. Vizion Plus mëson se takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik. Në të njëjtën orë, më 9 maj, fushatën do ta mbyllë edhe Partia Demokratike. Sali Berisha njoftoi ditën e sotme se takimi do të zhvillohet në Bulevardin e Ri, tek ish-Stacioni i Trenit./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv