PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

Nesër parlamenti do të rifillojë punën pas zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Socialiste para seancës plenare do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar. Mesazhin deputetëve socialistë ua ka dërguar kreu i grupit parlamentar, Niko Peleshi, i cili ndër të tjera u bëri thirrje se pjesëmarrja është e domosdoshme. “Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në sallën e seancave plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme”, shkruhej në mesazhin e Peleshit. Më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u dërgoi...
Burimi: Opinion.al