PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke qenë pjesë e të njëjtës “familje” atje kanë marrë pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko. Partia Socialiste njoftoi se në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD-së, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës europiane u konfirmua mbështetja e plotë të Social-Demokratëve në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. “Patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me përfaqësues të lartë të socialistëve evropianë, të cilët po...
Burimi: Opinion.al