Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia
👁7316
PS i ka kërkuar sërish këtë të enjte KQZ-së që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi. Kërkesa e socialistëve vjen pasi prej disa orësh KAS ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, por ende nuk ka një reagim konkret nga KQZ. Edhe PD i kërkoi kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që t’i kërkojë kompanisë postare të bëjë transparente mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka realizuar shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave me vota në Greqi.