PS hap fushatën në sheshin “Skënderbej” me këngë e valle, Rama: Në 2030 jemi anëtar të BE

PS hap fushatën në sheshin “Skënderbej” me këngë e valle, Rama: Në 2030 jemi anëtar të BE

Nën melodinë tradicionale të Lahutës së Malsisë, me 12 yjet e flamurit të BE, pranë 12 qarqeve të Shqipërisë, zbriti në fushë skuadra e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ‘Vallen e Dasmës’ së shumëkërkuar me Bashkimin Europian, Partia Socialiste e nisi me qarkun e Tiranës. Me numrin 5 dhe yll në veshje, kryesocialisti Edi Rama u ngjit në skenë mes brohorimave, duke surprizuar të pranishmit me këngën zyrtare të fushatës.Në krye të fjalës, kryesocialisti u shpreh se Shqipëria ka një mundësi historike. “Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër, kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur me çdo shqiptar.”, tha kryesocialisti Rama. Duke ironizuar opozitën, Rama tha se Shqipëria nuk duhet ta humbasë...