“PS, forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe të ardhme”/ Ministri Gonxhja takim me qytetarët në Yzberisht

“PS, forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe të ardhme”/ Ministri Gonxhja takim me qytetarët në Yzberisht

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja , pati një takim me qytetarët e zonës, mes tyre dhe ish-demokratë. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Gonxhja shprehet se tanimë ata e shohin Partinë Socialiste si të vetmen forcë që garanton një të ardhme.“Yzberisht, me qytetarët e zonës, votues në Nj. 6 e jo vetëm, mes tyre edhe ish-demokratë, të cilët sot e shohin Partinë Socialiste si forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre”.
Burimi: Sot.com.al