Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
👁6411
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu ka dhënë një prononcim për mediat. Para gazetarëve, Manastirliu shprehet se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës. Po ashtu, ajo thekson se këtë besim do ta kthejnë në shumë punë. Pjesë nga fjala e Manasterliut: “PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek PS dhe Edi Rama për të vazhduar projektin ambicion për Shqipërinë në BE. Ky është një besim...