PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

Tirana vijon rinumërimin e votave në ditën e tretë të saj. Deri më tani janë numëruar 246 kuti  nga 1282 të tilla, ndërsa rezulton se Partia Demokratike ka humbur 133 vota nga totali, ndërsa Partia Socialiste  112 të tilla. 11 vota ka humbur edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, 7 Mundësia, 3 Lëvizja Bashkë dhe 7 Partia Socialdemokrate. Të vetmit që kanë rifituar vota janë Koalicioni Djathtas për Zhvillim 3 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 8 vota. Procesi do të vijojë përgjatë gjithë muajit. Rinumërimi erdhi pas vendimmarrjes së dy anëtarëve të KAS pas ankimimit të partive opozitare për  parregullsi./vizionplus.tv  
Burimi: Vizionplus.tv