PS dhe PD ‘bashkohen’, miratohet propozimi i Veliajt: Katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

PS dhe PD ‘bashkohen’, miratohet propozimi i Veliajt: Katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

bashkia tirane-ish-kreret e uck TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot unanimisht me votat e mazhorancës dhe opozitës, propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më 19 shtator, kryebashkiaku Veliaj paraqiti propozimin përmes një deklarata nga paraburgimi. Në deklaratë, Veliaj shprehej se ndonëse Tirana nuk mund t'ua japë lirinë, do t'i nderojë ata, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tyre historik në lirinë e Kosovës.  Më herët, propozimi i Veliajt ishte miratuar edhe nga Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që këtë të martë, hapi i fundit ishte miratimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së: Hashim Thaçi Për kontributin e...