“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për dialog me studentët, duke theksuar se qeveria dhe Kryeministri kanë shprehur gatishmërinë për të diskutuar çdo kërkesë të tyre përmes një tryeze bisedimesh. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se studentët duhet të dëgjohen dhe se ka ardhur momenti për një fazë të re reformash në arsimin e lartë, duke kujtuar se “Pakti për Universitetin” mund të pasohet nga një “Pakt 2.0”, i ndërtuar mbi kërkesat dhe shqetësimet aktuale të studentëve. Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte. Ai bëri të ditur se Kuvendi do të votojë një marrëveshje me Republikën Federale të Gjermanisë dhe KfW-në për investime të reja në...